Në prezantimin e platformës kundër korrupsionit dhe oligarkisë deputetja Jorida Tabaku, ka  bërë një ekspoze të abuzimeve flagrante me fondet publike nga ana e qeverisë socialiste të Kryeministrit Rama.

Ajo ka renditur me shembuj dhe emra konkret aferat kryesore të këtyre 5 viteve përmes të cilave janë qindra million euro para publike të cilat kanë shkuar në xhepat e klientëve të Kryeministrit Rama.

Tabaku përmendit rastin e të ashtuquajturit Check up falas, si edhe raste të tjera të abuzimeve me fondet publike apo modelin e ofertave të pakërkuara përmes të cilave po grabiten paratë e taksave të shqiptarëve

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Ofertat e pakërkuara psh. Kemi rastin e aeroportit të Vlorës, ku kompanisë turke ju miratua oferta e pakërkuar. Kemi rastin e Air Albania, dhe përzgjidhet në mënyrë antiligjore. Ndërtimi është një tjetër fushë abuzimi.Kemi rastin e një kompanie që merr 261 leje ndërtimi ndërkohë që objekt i aktivitetit të saj janë lojrat e fatit.Kemi rastin e stadiumit me kullë. Ofertat e pakërkuara, model abuzimi, të cilat e kanë vrarë konkurencën e lirë.” u shpreh Tabaku

Në vijim të denoncimeve të saj, Tabaku përmendi edhe kompanitë e basteve të lidhura me ministrin e brendshëm, kanë rritur aktivitetet e tyre dhe fitojnë tenderat e monitorimit të tatimeve. Lejet minerare, rasti i Edmond Begos, pa asnjë eksperiencë në sektor, po kështu edhe në sektorin e hidrokarbureve me Besnik Sulaj.

Prezanti i deputetit Florion Mima në platformën kundër korrupsionit dhe oligarkisë

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb