Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka folur jashtë sallës së Kuvendit.

Në lidhje me bllokimin e foltores së Kuvendit nga kreu i PD Sali Berisha dhe deputetë demokratë, Balla tha se kjo bëhet me qëllim heqjen e vëmendjes nga thirrja e djalit të tij Shkëlzen Berisha në SPAK dhe provat e reja të zbuluar mbi ngjarjen e 21 Janarit.

“Situata e krijuar sot në Kuvend ka lidhje me thirrjen në SPAK të djalit të Sali Berishës. E mbani mend që në janar 2019 kur Berisha ishte njohur me faktin që në SHBA kishte nisur procedura për shpalljen e tij non grata, e njëjta situatë ndodhi në Kuvend.
Kjo lidhet me situatën e bllokimit të Kuvendit. Nikolla bëri vendimmarrjen e duhur për zhvillimin normal të Parlamentit. Jemi gjendur para disa shkeljeve të rënda të Rregullores nga Berisha e jo vetëm.
Jo vetëm vendimi disiplinor por duhet që Sekretariati të mblidhet urgjentisht e të shqyrtojë përjashtimin e për më shumë ditëve.

Seanca e sotme ishte e rëndësishme sepse do miratohej akti normativ për “Pakon e madhe”.
695 mijë pensionistë kanë marrë shpërblimin e mbështetjes, janë një numër i konsiderueshëm i familjeve me ndihmë ekonomike gjithashtu.
Seanca bllokohet sepse ata nuk duan të votojnë, duan të heqin vëmendjen nga provat e reja të 21 janarit”, ka deklaruar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb