TIRANË – Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë braktisur sërish sot, për të dytën ditë radhazi, komisionet e Kuvendit, duke këmbëngulur në dorëheqjen e kreut të Kuvendit, Ilir Metës.

“Jemi në përgjigje të një reagimi për skenarin e vrasjes së dy deputetëve”, kanë deklaruar deputetët e Komisionit të Ekonomisë dhe Financës, pa u ulur në tryezën e diskutimit për projektligjin “Për sistemin e depozitës për menaxhimin e mbetjeve” si dhe për seancën dëgjimore me kandidaturat për kryetar të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Të njejtën gjë kanë bërë dhe kolegët e tyre të Komisionit të Ligjeve. Ata debatuan për çështjen “Doshi”. Ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi tha se “qytetarët janë të shqetësuar nga kjo që po ndodh. Vetëm 200 m larg shtëpisë sime plasi tritoli.”

Që pas publikimit të akuzave të deputetit Tom Doshi ndaj kryeparlamentarit, PD-ja ka firmosur një mocion mosbesimi nga Kryetarit të Kuvendit, Ilir Metës dhe ka kërkuar dorëheqjen e tij, duke bllokuar Kuvendin dhe bojkotuar komisionet.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb