TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar sot për shkarkimin e ambasadorit shqiptar në OSBE nga Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Shefi i departamentit për politikën e Jashtme, Kreshnik Çollaku, tha se sot se ky vendim është një nevojë e verbër qeveritare për ndëshkim pas raportit të publikuar pak ditë më parë.

“Harbutëria ndaj ambasadorit, presidentit, partnerëve ndërkombëtarë duket se ndikohet nga nevoja e verbër e për ndëshkim. Qeveria kërkon të ndëshkojë dikë për raportin e rëndë të OSBE për krimin në Shqipëri. Nuk ka kë të ndëshkojë. Ata që do të donte ti ndëshkonte nuk ka ç’u bën”, tha Çollaku.

Sipas tij ky vendim i marrë në nervozitet është bërë në shkelje të ligjit. “Ata vazhdojnë bëjnë deklarata ndëshkuese ndaj krimit qeveritar. Dhe qeveria paska zgjedhur kë të ndëshkojë. Shkarkon me nxitim ambasadorin shqiptar në OSBE!! Ky nxitim, që detyron të shkelin ligjin dhe standardin e trajtimit të diplomatëve, për të shkarkuar ambasadorin është marrë qartësisht në nervozitet për shkak të raportit të OSBE”, tha më tej ai.

Çollaku u shpreh se “Papjekurisht mendojnë se duke shkarkuar me urgjencë ambasadorin mund të ndëshkojnë hartuesit e raportit”. “Këtyre naivëve u duhet shpjeguar se raportet e OSBE nuk i shkruan ambasadori Shqipërisë atje..por ca ambasadorë të tjerë në Shqipëri. Ambasadori i Shqipërisë në OSBE nuk ka asnjë mundësi të ndikojë, në hartimin e raporteve të tilla për Shqipërinë. Hakmarrja primitive duket si ajo shprehja “kur nuk ke ç’i bën gomarit i bie samarit”!!!”, përfundoi Çollaku.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: