Sot në mesnatë përfundon afati për dorëzimin në KQZ të emrave të kandidatëve për kryebashkiakë dhe listave të kandidatëve për Këshillat Bashkiakë për subjektet politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit.

Partia Demokratike me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeaj ka konfirmuar kandidatë në 21 bashki, teksa vendosi të mos garojë në tre bashki të mëdha si Durrësi, Elbasani dhe Shkodra, duke mos nxjerrë rivalë brenda kampit opozitar për Igli Carën, Luçiano Boçin dhe Bardh Spahinë.

“Kanë qenë dy ditë intensive për të vendosur për mënyrën se si do të hyjnë në zgjedhjet. Pesë bashki të tjera që do ketë kandidatë, janë Gjirokastër, Finiq, Këlcyrë, Memaliaj dhe Tepelenë. Në garë do të jenë dhe kandidatët që vijnë nga koalicioni ‘Bashkë Fitojë’ dhe nga PS. Nesër pritet që Berisha të mbajë një deklaratë për mediat. Alibeaj po ashtu do të mbaje një konferencë për mediat ditën e nesërme. Për bashkitë Vau i Dejës dhe Kurbin, u vendos që do të vinin sot këtu dhe nëse do të kërkonin dorëheqje do të dilnin nga gara. Kjo do të mësohet sot”, raporton gazetari Osman Stafa.

Në Tiranë PD ka dalë me kandidaturën e Roland Bejkos, i cili mori shumicën e votave të Kryesisë, përballë kandidates tjetër të mundshme Jonila Godole.

Ndërkohë emrat e tjerë për 16 bashki janë:

1. Mallakastër- Agron Kapllanaj
2. Poliçan – Florian Qamo
3. Kuçovë – Ilirjan Koxhaj
4. Kamëz – Bilbil Bajraktari
5. Lezhë – Sandër Marku
6. Krujë – Sabah Sheta
7. Dibër – Naim Gazidede
8. Dimal- Dritan Sula
9. Patos- Pranvera Rizai
10. Fier -Eriselda Zotaj Çelaj
11. Librazhd -Bujar Vreto
12. Vorë- Ibrahim Bruka
13. Korçë -Gjergji Gjata
14. Sarandë- Skënder Muço
15. Mirditë- Mark Ruçi
16. Tiranë Roland Bejko

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb