Ish-deputetja Lindita Metaliaj dhe kreu i FRPD, Belind Këllici kanë takuar banorët në Mamurras e Lezhë që përveçse prej më shumë se 1 viti janë pa shtëpi, tashmë vuajnë dhe nga përmbytjet.

3 mijë e 500 hektarë tokë janë nën ujë teksa Metaliaj akuzon qeverinë se mendon vetëm për veten pasi nuk ka investuar asgjë.

Ajo thotë se duhet ndryshim dhe koha është tani.

“Është një qeveri që mendon vetëm për vete. 3500 ha tokë janë nën pushtetin e ujit, sepse këta nuk kanë investuar asgjë. Prioriteti i tyre është të pasurohen më shumë. Në 8 vite kanë trefishuar pasuritë në mënyrë të pajustifikueshme. Mjaft është mjaft, sot është koha për ndryshim, është koha të kthejmë besimin që ky vend mund të bëhet dhe ne bashkë mund ta bëjmë”.- u shpreh ish deputetja Lindita Metaliaj.

Gjithashtu të rinjtë e FRPD kanë çuar ndihma tek familjet në Mamurras, që jetojnë në kushte të mjerueshme. Një nënë kryefamiljare me 7 fëmijë, një kryefamiljar tjetër i pamundur për punë, jetojnë akoma në çadra, sepse qeveria nuk u ka dhënë akoma zgjidhje 14 muaj pas tërmetit.

Kryetari i FRPD, Këlliçi u dha shpresë banorëve se gjendja do të ndryshojë pas zgjedhjeve, ku qytetarët do të zgjedhin një qeveri që nuk bën propagandë, nuk braktis njerëzit, por një qeveri që punon për njerëzit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb