Partia Demokratike teksa sulmoi qeverinë “Rama”, deklaroi se Shqipëria është vendi më i varfër në rajon.

Në një dalje publike për mediat, deputetja e PD-së, Greta Bardeli tha se Rama po iu merr taksapaguesve shqiptarë 300 mijë euro për projektin e Këshillimit Kombëtar.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE
Shqipëria ka nivelin më të lartë të varfërisë në Rajon, ky është një fakt i konfirmuar nga çdo raport ndërkombëtar.
Rreth një e treta e qytetareve jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë.
Shqipëria vijon të mbetet vendi me pagën minimale më të ulët në Europë.
Shqipëria është vendi me çmimin më të lartë të energjisë.
40% e familjeve nuk arrijnë dot të ngrohin shtëpitë e tyre në këtë acar dimri.
50% e familjeve shqiptare, nuk arrijnë të paguajnë dot më shumë se një vakt të plotë për fëmijët e tyre.
90% e familjeve shqiptare, e shpenzojnë të gjithë buxhetin e tyre, për të përmbushur nevojat bazë për të paguar çmimin më të lartë në rajon të energjisë.
Çfarë bën kryeministri i skandalit të inceneratorëve në këto kushte?
Po iu merr shqiptarëve rreth 300 mijë euro për propagandë.
I ashtuquajtur Këshillim Kombëtar për interesat e tij, thjeshtë do të shërbejë për te grabitur dhe taksa të tjera të shqiptarëve!
Posta Shqiptare parashikohet të harxhojë 30 milionë lekë për shtypjen e pyetësorëve, për zarfe dhe prodhimin e materialeve raklamuese.
Agjencia e Bashkëqeverisjes ose me saktë e propagandës në Kryeministri, po harxhon disa milionë lekë të tjera për shtypjen e materialeve promovuese për nxitjen e qytetarëve që të plotësojnë pyetësorin.
Këto kosto nuk përfshijnë shpenzimet e deritanishme për shtypjen dhe shpërndarjen e mbi 100 mijë pyetësorëve, kryesisht në qytetin e Tiranës. 300 mijë euro deri tani per propagande, dhe që nuk i shërbejnë për asgjë, familjeve shqiptare.
500 mijë euro ishte afera tjetër e denoncuar nga media dhe PD per Fondin e Zhvillimit për menu në fshatra që s’kanë bukë të hanë e as rrugë për të shkuar atje.
Miliona euro ka shpenzuar kryeministri në udhetimet e tij me charter.
Përdoren paratë e shqiptarëve për propaganda, për udhetime luksi, për të mbushur xhepat e kryeqeveritarit të korrupsionit.
Kryeministri shpërdoron taksat e shqiptarëve, ndërkohë që duhet të japë llogari për vjedhjen e shekullit, atë të inceneratorëve, për të cilen duhet të ishte vetë ai para drejtësisë bashkë me ministrin e tij.
Ashtu siç duhet të japë përgjigje për ministrin “kampion” të brendshëm që tashmë rezulton i dënuar zyrtarisht si përgjegjës për kanabizimin e vendit.
Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb