Pushimet për Partinë Demokratike duket se zgjasin deri në ditën e fundit të muajit gusht. Kjo u kuptua lehtësisht sot pas një konference për shtyp të Dorian Telitit, këshilltar për ekonominë në grupin parlamentar të PD-­së. Nga selia blu ai akuzoi qeverinë se po fsheh të dhënat zyrtare për financat në muajin korrik.

“Qeveria vazhdon të fshehë të dhënat zyrtare për financat e muajit korrik, edhe pse zyrtarisht duhej të ishin publikuar me 20 gusht. Informacionet paraprake tregojnë se muaji korrik është sërish një gërshetim i dështimit me korrupsion dhe të ardhurat nga doganat dhe tatimet janë shumë më poshtë se sa plani. Mungesa e transparencës në këtë drejtim, është thjesht thellim i abuzimit dhe mbulim i hajdutërisë masive në tatime e dogana. Kërkojnë ta fshehin këtë gropë financiare që u kushton qytetarëve, me aksione propagandistike, por në fund janë shifrat që vlejnë dhe jo llafet”, deklaroi ndër të tjera këshilltari demokrat.

Por, megjithëse janë me pushime deputetët dhe specialistët e ekonomisë në PD mund ta vizitojnë faqen e Ministrisë së Financave, pasi prej disa ditësh të dhënat për muajin korrik janë lehtësisht të aksesueshme për të gjithë. Pak ditë më parë ish-ministri i Financave Ridvan Bode u fotografua teksa bënte plazh me familjen në Qerret dhe duket se atje nuk ka internet prej nga ku mund të shikohet që të dhënat ekonomike janë tashmë në faqen e ministrisë.

Siti i Ministrisë ku janë hedhur të dhënat e muajit korrik

http://www.financa.gov.al/al/raportime/thesari/treguesit-fiskal-sipas-buxhetit-te-konsoliduar

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: