TIRANE

Në një kohë që PD diskuton djegien e mandateve në mbledhjen e grupit, vjen edhe një reagim nga kampi i LSI-së.

Përmes një postimi në “Facebook” deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti e komenton si të pavend konstatimin e mazhorancës se parlamenti është i ligjshëm edhe pa opozitën.

Ai nuk kursen as ironinë në postim, ndërsa e krahason arsyetimin e mazhorancës me diktorët, Stalini, Enveri dhe Hitler.

“Parlamenti është i ligjshem edhe pa opozitën, thote maxhoranca. Po patjeter, sigurisht ashtu si thoni ju është! Sepse sipas këtij arsyetimi, të ligjshem ishin edhe Stalini, Enveri dhe Hitleri. Shtypen, vrane dhe prene me ligj dhe në emer të tij. Madje ky i fundit e dogji fare parlamentin. Jeni të “ligjshem” sepse akoma se keni kuptuar apo nuk doni ta kuptoni, që jemi në shtetin e të drejtës dhe jo të ligjit. Në shtetin, ku liria dhe e drejta e individit është e shenjte dhe qendron mbi të gjitha”, shkruan ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb