Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Damian Gjiknuri, është deklaruar në lidhje me situatën brenda Partisë Demokratike.

Sipas tij, PD është në vështirësi pasi ka një mungesë lidershipi dhe do të kalojnë shumë vite derisa kjo parti të gjejë veten.

Sai përket ish-kryeministrit Sali Berisha në krye të PD, Gjiknuri tha se do të ketë kapacitete të cunguara për të arritur vendimmarrje dhe marrëveshje në dobi të Shqipërisë.

“Me muaj kam thënë që opozita është në një situatë të rëndë, në një shkërrmoqje për dinamikën politike. Opozita tashmë është e përçarë nuk na vjen mirë por nuk është problemi ynë.
Ndodhet në një situatë shumë të rëndë.
E para se nuk arriti të krijojë një lidership pas ikjes së Berishës në 2013.
E dyta është që kemi një marrëdhënie të thyer të një djali të adoptuar ndaj një babai politik, pra Basha dhe Berisha, që u kthye në një dashuri të thyer në një urrejtje që shkatërron gjithçka. Partia Demokratike ka një mungesë lidershipi.

Ka një pjesë e cila shkon pas Berishës, por për të kaluarën e tij dhe për non gratën që ka marrë, nuk premton të ardhmen sipas meje.

Nga krahu, forcat pak më të moderuara të shkëputura nga ata, nuk kanë një lidership. PD do të ketë një periudhë shumë të vështirë.

Ndërsa në lidhje me zgjedhjet e PD nesër për kreun e partisë, mund të them që është zgjedhja e demokratëve.

Berisha është realitet politik dhe nuk mund ta mohojmë.

Por nga pikëpamja politike për demokratët nuk premton asgjë dhe do ketë kapacitete të cunguara për të arritur vendimmarrje dhe marrëveshje në dobi të këtij vendi, se Shqipëria është e ndërlidhur me interesat euroatlantike, jemi një vend i vogël i ndërvarur.

PD do djersijë shumë vite derisa të gjejë vetveten”, është shprehur ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: