“Në këtë situatë kritike që po kalon Shqipëria është krijuar një alternativë e re që është partia e Lirisë”, kështu u shpreh ish-ambasadori Agim Nesho, në emisionin Frontline në News24.

Gjatë intervistës me gazetaren Mersela Karapanço , Nesho komentoi edhe zhvillimet politike, si edhe rikthimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Pjesë nga intervista:

Beteja e Sali Berishës?

Nesho: Qeverisja duke qenë e konsumuar u përpoq të shkatërronte opozitën. Një goditje që mori përkrahje jo vetëm nga propaganda e brendshme por edhe segmente të jashtëm. Është një betejë legjendare që të ngrihesh i vetëm ndaj një presioni kaq të madh, presion që kishte të bënte me partnerë strategjike. pra ishte një ringritje shumë e fortë që tregonte se edhe vetë akuzat ndaj Berishës nuk qëndronin. Vetë doktor Berisha gjeti forcën për tu ringritur ndaj një çështje që nuk ekzistonte dhe po ashtu edhe ndaj një keqqeverisjes.

Dorëheqja e Bashës?

Nesho: Basha duhet të tregonte lidershipin e tij, Beteja e tij ishte të tregonte se do luftonte për ,masakrën e 25 prillit dhe vuri në dyshim qëndrimin e tij parimor. Në mungesë të kësaj beteje që duhet të bënte kërkuan ta ndryshoni. Bëri një gabim që në politikë nuk falet, vendimmarrja për doktor Berishën. Fakte të tjera që tregojnë se ka pasur përdorim në interesat që janë gjetur të përbashkëta me regjimin.

Kur do të mund të themi që do kemi në PD të bashkuar?

Nesho: Mendoj që PD sidomos pas ngjarjeve të fundit, tregoi që PD është drejt konsolidimit të plotë që ka një objeksion në opozitë shumë të qartë që ka luftën e saj të rëndësishme. Mendoj që është detyra e tyre të pranojnë një realitet të ri të pakontestueshëm. Diferencë e bën vizioni për të ardhmen dhe vlerë ka se kush është qëllimi kryesor i opozitës. Ne jemi entuziastë që reforma të ketë mundësi të funksionojë por regjimi duke kapur shtetin nuk lejon që të veprojë. Një regjim autokratik nuk mund të pranojë pushtete të pavarura dhe të pakontrolluara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: