Deputeti i PD, Saimir Korreshi i ftuar në emisionin ‘Frontline’ në News24 foli për zhvillimet e fundit politike në Partinë Demokratike.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Marsela Karapanço, Korreshi komentoi edhe mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar të PD, mbledhje e thirrur nga Enkelejd Alibeaj.

Korreshi u shpreh se palët duhet të ulin armët me njëri-tjetrin dhe të mos krijojnë ndarje.

“Mendoj që PD ka mendime të ndryshme. Është e vërtetë janë disa grupe,. Ka pasur mungesa disa për probleme të tyre. Ne jemi deputetë të PD, kemi marrë një mesazh që duhet të jemi pjesë e kësaj mbledhjeje dhe jemi bërë pjesë. Unë shoh që secili ka marrë një bidon benzine dhe po herr zjarr. Nuk jam dakord me disa deklarata sepse vetëm ndajnë dhe nëse vazhdohet me këto linçime  do jetë e vështirë situata. PD duhet të ulë armët me njëri-tjetrin. Por kur të merren vendime duhet të ketë kuorumin e nevojshëm. Sot nuk kishte asnjë vendim…Sot pati një debat mes zotit Salianji dhe Alibeaj, patjetër të gjithë kolegët janë dakord që kur të kalojnë në vendimmarrje duhet të gjithë deputetët. sot janë lënë deputetët të flasin, shyqyr…Ç’të keqe ka se bëjmë 5-10 mbledhje të Grupit Parlamentar”, tha ai.”

Pjesë nga biseda në studio:

Korreshi: Alibeajn është e turpshme që e përmendin dhe thuhet se është me porosi të Ramës. Nuk ka asnjë farsë. Ne gjykojmë nëse Duhet të jetë e qartë, Edi Rama e zgjedh presidentin me 71 vota. Nuk është se PD sot është në kushtet e 2007 apo 2006. Kjo është pasojë e 2008, e atyre deputetëve që kanë ngritur kartonin.

Do të ishte më e ndershme sikur të thuhej që Alibeaj nuk do të jetë përfaqësuesi ynë tek grupi i kryetarëve, por duhet të shkojë dikush nga ne. Në Grupin Parlamentar unë kam parë debat të fortë. Unë e rithem se ne duhet të votojmë si grup parlamentar nëse duhet apo jo të marrim pjesë. Nëse deputetët votojnë se duhet të marrim pjesë sërish duhet të kemi elementë që të mos bëhemi farsë.

Korreshi sqaron mungesën e tij në Kuvendin e 30 prillit.

“Foltorja nisi fillimisht duke kërkuar largimin e Bashës. Në 12 mars iku Basha. Unë isha ndër ata që kërkova dorëheqjen. U ndeshën dy palë, dhe asnjëri nuk fitoi. Ka qenë presion që palët të hynin të ndarë në garë…Në 6 mars sërish nuk fituan…Sot i kemi kërkuar Alibeajt që Grupi Parlamentar duhet të mblidhet më shpesh. Sot i është kërkuar deputetëve se çfarë mendimi kanë dhe si e gjykojnë procesin për zgjedhjen e presidentit të ri. Është kërkuar edhe kohë që të jetë e mjaftueshme për të pasur mundësi për dakordësi nëse ne do të hyjmë për zgjedhjen e presidentit.”, u shpreh më tej Korreshi.

Nesër do jeni pjesë e Këshillit Kombëtar?

Korreshi: Jo. Atyre që ikën duhet t’i japim përgjigje përse ikën, sepse nga kishte edhe njerëz që mendonin ndryshe nga Basha. Ne deputetët a jemi realisht të zgjedhur, si mund Këshilli Kombëtar të mos dëgjojë deputetët e PD…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: