TIRANË- Pa nisur ende fushata elektorale Partia Demokratike ka akuzuar Ramën dhe Metën se kanë ndërtuar një skemë mafioze për blerjen e votave të 21 qershorit është zbuluar nga Prokuroria në arrestimin e inspektorëve të lojërave të fatit. Zëdhënësja e PD-së, Oriela Nebiaj tha se inspektorët e shtetit janë në shërbim të partisë në pushtet ku në mënyrë të organizuar favorizohen biznese të caktuara për t’u marrë votën për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

“Një skeme tipike mafioze e blerjes së votës për zgjedhjet e 21 qershorit është zbuluar nga Prokuroria në arrestimin e inspektorëve të lojërave të fatit dhe tatimorëve. Nga përgjigjet e realizuara nga Prokuroria të cilat media i bëri publike, rezulton se inspektorët e shtetit janë në shërbim të partisë në pushtet ku në mënyrë të organizuar favorizohen biznese të caktuara për t’u marrë votën për Lëvizjen Socialiste për Integrim. “LSI-në, LSI-në ndihmoje”. Këto janë fjalët e inspektorëve të lojërave të fatit që kishin ngritur një grup mafioz të gjobave ndaj disa bizneseve dhe favorizimeve për vota për biznese të tjera”, deklaron PD-ja.

Nebiaj tha se Partia Demokratike e ka paralajmëruar që herët që dyshja Rama-Meta ka instaluar një oligarki në vend e cila beson vetëm në blerjen e votës.

“Kjo skemë mafioze është e shtrirë në çdo qelizë të shtetit, ku bandat e pushtetit gjobisin biznese e kryejnë favorizime për të blerë votën. Mijëra biznese sot e kanë lakun në fyt nga kjo frymë mafioze ndërsa mijëra biznese të tjera janë mbyllur. Sot shumica e shqiptarëve janë në kufijtë e mbijetesës, ndërsa mijëra prej tyre kanë marrë rrugët e eksodit për shkak të kësaj qeverisje oligarkike që nuk llogarit qytetarët”, tha ajo.

Më tej PD i bën thirrje prokuorisë të hetojë deri në fund për të zbardhur këtë skemë.

“I bëjmë thirrje prokurorisë që këtij hetimi ti shkojë deri në fund për të zbardhur çdo përgjegjësi në këtë skeme mafioze të blerjes së votës e cila dënohet rëndë sipas ligjit shqiptar. I bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos bien pre e presioneve mafioze nga bandat e veshura me pushtet por ti bashkohen referendumit popullor më 21 qershor për të rrëzuar oligarkinë Rama-Meta nga pushteti”, deklaroi PD.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: