Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Partia Demokratike është e hapur për bashkëpunim në zgjedhjet e ardhshme dhe i qëndron këtij parimi.

Në studion e “Open”, ai theksoi se edhe pse dera është e hapur për koalicione, nuk mund të ketë bashkëpunim me “opozitën e opozitës”.

Ai shtoi se “ata që u krijuan apo krijohen në krah të Edi Ramës, kalojnë nëpër studio dhe nuk thonë një fjalë për kryeministrin”.

“Kjo është një fazë shumë e hershme. Opozita e opozitës është krah i qeverisë. Ata që u krijuan apo krijohen në krah të Edi Ramës është si të besh aleance më Taulant Ballën. Janë ata që kalojnë nëpër studio dhe nuk thonë asnjë fjalë për Edi Ramën dhe marrin instruksione atje.

Unë jam i hapur për bashkëpunim. Nuk mund të them për secilin me emër, por PD i qëndron parimit, e hapur për koalicion dhe një front sa më të gjerë. Por ata që përdoren nga Rama kundër PD mos mendoni se kthehen”, u shpreh Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb