Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë intervistës së saj në emisionin “Kjo Javë” në News24, theksoi rëndësinë e partnerëve ndërkombëtarë në procesin zgjedhor dhe integrimin evropian të Shqipërisë.

Tabaku deklaroi se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë ka qenë dhe mbetet një prioritet për Partinë Demokratike. “Partnerët ndërkombëtarë janë jashtëzakonisht të rëndësishëm, dhe PD ka bashkëpunuar, bashkëpunon dhe do të bashkëpunojë me ta,” u shpreh ajo.

Deputetja theksoi se shqetësimet e opozitës lidhur me zgjedhjet do të ngrihen në çdo nivel, duke përfshirë komunikimin me përfaqësues ndërkombëtarë. “Çështjet që ne po ngremë lidhen ngushtë me procesin e integrimit evropian, dhe çdo hapësirë për të rritur ndërgjegjësimin në këtë drejtim duhet shfrytëzuar maksimalisht,” tha Tabaku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb