Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, përcolli mesazhin e saj në Kongresin e Partisë Socialiste, që ka nisur sot punimet me forumin e grave. Ndër të tjera, Shahini tha se PS është siguruar që vendet e punës për gratë të mos ndryshojnë, kur të ndërrojë pushteti.

Sipas saj, nepotizmi është një murtajë, që nuk e vuan vetëm Shqipëria, ndërsa shtoi se sistemin arsimor në vendin e tonë e gjunjëzoi Partia Demokratike, duke hequr nga puna mësuese me përvojë.

“Si PS jemi siguruar që vendet e punës nuk do të ndryshojnë kur të ndërrojë pushteti. Nepotizmi është murtajë dhe këtë nuk e ka vuajtur vetëm Shqipëria, por shumë vende të botës. PD ka gjunjëzuar sistemin arsimor, duke shkarkuar mësueset me përvojë. Por kjo nuk do të ndodhë më, portali “Mësues për Shqipërinë” është ligj dhe nuk do të ndryshohet edhe nga partitë e tjera, që mund të vijnë në pushtet. Na duhet një sistem arsimor që lufton patriarkalizmin, që i ka vendosur litarin në fyt vajzave dhe grave”, tha Shahini.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb