PD hap dyert dhe Foltoren për qytetarët që duan të denoncojnë abuzimin e pushtetit politik.

Sekretarja për Marrëdhënien me Publikun, Jola Hysaj deklaroi sot se Partia Demokratike, si forca e parë opozitare në Shqipëri, e vlerëson si të pamohueshëm rolin e disidencës civile, të protestës qytetare dhe të denoncimit të abuzimeve të pushtetit.

“Duke pasqyruar këtë filozofi politike, në javët para protestës ne e hapëm Foltoren, në selinë qendrore të PDSH, për qytetarët që donin të thoshin diçka publikisht, apo të jepnin mesazhin e ftesës dhe pjesëmarrjes në protestën e 7 korrikut.
Siç e tregoi sheshi, Partia Demokratike dhe shoqëria, u bënë bashkë më 7 korrik, duke e rikonfirmuar njëra-tjetrën si të rëndësishme, dhe disidencën publike dhe qytetares si të pazëvendësueshme.
Në këtë hulli, Partia Demokratike do të vazhdojë të ftojë dhe të hapë dyert dhe Foltoren, për të gjithë ata qytetarë që duan të reagojnë dhe të ngrenë zërin.
Si ata që kanë një thirrje publike për të bërë, Ashtu dhe ata që duan të denoncojnë një abuzim të pushtetit politik;
Si ata që duan të ngrenë krye ndaj një padrejtësie, ashtu dhe ata që nëpërkëmben në labirintet dhe vonesat e drejtësisë.
Partia Demokratike i fton të gjithë në këtë Foltore, që do të jetë nga sot Foltorja Jote.
Na shkruani, na telefoni, ejani në seli. Është një krizë politike, shoqërore dhe ekonomike, barrën e së cilës mund ta mbajmë vetëm së bashku!
Partia Demokratike, me anë të këtij akti ju fton dhe ju thotë:Jemi këtu për t’i dalë Zot Shqipërisë!”, deklaroi Hysaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb