TIRANË- Partia Demokratike ka ndërmarrë hapa konkretë për reformën zgjedhore, një nga reformat më të kërkuara nga partitë politike.

Gazetarja Elda Menga raportoi për “BalkanWeb” se kryesia e grupit parlamentar të PD vendosi sot të depozitojë të hënën në kuvend, kërkesën për ngritjen e komisionit ad hoc parlamentar për reformën zgjedhore.

Në fokus të kërkesës së grupit demokrat janë dy pika kryesore; problematikat e zgjedhjeve që kanë të bëjnë me shitblerjen dhe manipulimin e votës, dhe e dyta votimi elektronik.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb