Delegatët që kanë kërkuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor, janë duke shpërndarë karta, në të cilat janë të shkruar të dhënat e tyre personale, si dhe janë përdorur simbolikat e partisë.

Në kartën e siguruar nga “BalkanWeb”, shihet se si në të majtë të kartës qëndron logo e partisë demokratike, e në të djathtë, përbri saj, shkruhet “Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Po në krahun e djathtë, e pozicionuar pak më poshtë, është saktësuar: “Thirrur nga delegatët më 11 dhjetor 2021”, ndërsa poshtë saj, qëndron edhe emri i anëtarit.

Gjithashtu, në këtë kartë është e stampuar edhe konfigurimi online. Sakaq, vlen të përmendet se PD ka reaguar nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhi lidhur me këtë zhvillim. Sipas tij, përdorimi i logove të partisë dhe ilustrimi i anëtarëve është një veprim ilegal dhe bëhet në bazë të interesave personale e jo ato të partisë.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: