Partia Demokratike nëpërmjet deputetes Inza Zhupa i ka drejtuar 5 pyetje ditën e sotme Bashkisë së Durrësit dhe SPAK lidhur me aferën e inceneratorëve dhe “plagën” prej 430 milionë euro që i është shkaktuar buxhetit të shtetit dhe shqiptarëve.

“Edhe pse landfilli i Porto Romanos parashikohej të mbyllej, ku një tjetër aferë mori rrugë, asnjë masë reaguese nuk u mor nga Bashkia. Zgjidhja u gjet te transferimi në Tiranë, në territorin e inceneratorit të Bashkisë së kryeqytetit. Emirjana Sako për këtë mesa duket edhe u përzgjodh si kandidate për kryetare bashkie, pasi po i kryente porositë shumë mirë sa kohë ishte në detyrë në këtë funksion”, u shpreh Zhupa.

Deklarata e deputetes së PD:

Tentakulat e mega-aferës së inceneratorëve shtrihen në qytete më të mëdha të Shqipërisë, në stilin tipik të organizatave mafioze, në një skemë të kopjuar pikë e presje nga Camorra.

Nga Tirana në Elbasan dhe nga Fieri në Durrës. Qyteti bregdetar, i kapur prej një dekade nga një klan mizor, edhe pse nuk ka një incinerator është futur në vallen që hidhet mbi shpinën e taksapaguesve shqiptarë.

Edhe sot kemi pesë pyetje për të gjithë të interesuarit, përfshirë këtu ata pas Sakos dhe ata pas SPAK-ut:

1- Si ka mundësi që edhe pse parashikohej me vendim që do mbyllej Porto Ramano, kryetarja e Bashkisë Durrës Emirjana Sako nuk gjeti asgjë zgjidhje se ku do shkonin mbetjet për një vit e gjysëm?

2- A u la me qëllim që të shkaktohej katastrofë mjedisore në Durrës, që të gjendej zgjidhja te “incenetarori” që nuk ekziston i Tiranës?

3- Si ka mundësi që kamionët edhe mbetjet e Durrësit vinin përpara se të kishte një marrëveshje zyrtare edhe shkarkonin mbetjet në landfillin, incenerator fantazëm të Sharrës?

 

4- Si eshte e mundur qe, duke pasur ne planin lokal te menaxhimit te mbetjeve te Bashkise Durres, 3 skenarë te mundshem per menaxhimin e mbetjeve si Landifilli i Sukthit apo i Gjepalajt, u zgjodh skenari me koston me te shtrenjte ne inceneratorin fantazem te Tiranes?

5-Kush i ka bërë negociatat nga ana e Bashkisë Durrës me Landfillin e Sharrës, dhe kush ka qenë nga pala tjetër? Si është arritur pagesa përfundimtare kur janë çuar mbetje me zero lek përpara kontratës duke e paracaktuar se cilën zgjidhje do bënte Bashkia?

Ne do të ngulim këmbë, me pyetje dhe kërkesë llogarie, deri kur dikush në SPAK të lëvizë dorën për ta vënë te plaga e 430 milion eurove dhe tek përgjegjësit e vërtetë.

Lefteri është në burg, por koka që qelbet vjedhje luan kryegardianin e përgjithshëm të Shqipërisë.

Me firmën e tij ndodhin të gjitha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb