TIRANË

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, teksa thotë se ai dhe shpura e tij janë larg realitetit ku jeotjnë shqiptarëve.

Sipas Bardhit, keqqeverisja, dhuna dhe arroganca 7-vjeçare janë shkaktarët e vetëm të revoltës të të rinjve.

“Gjuha e urrejtjes dhe përpjekjet e dëshpëruara të Edi Ramës për të fajësuar PD për 7 vitet e dështimit, premtimeve boshe dhe arrogancës së tij, tregojnë sa larg realitetit ku jetojnë shqiptarët, është ky njeri dhe shpura e tij. Keqqeverisja, dhuna dhe arroganca 7 -vjecare e Edi Ramës janë shkaktarët e vetëm të revoltës dhe zemërimit të të rinjve”, shkruan Bardhi.

Gaz Bardhi Fb
Gaz Bardhi Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb