TIRANË-Debatet e nxehta që përfshinë seancën parlamentare ku PD nuk lejoi zhvillimin e punimeve të parlamentit sepse kërkonte dorëheqjen e Ilir Metës kanë prishur planin e Spartak Brahos. Deputeti i LSI paralajmëroi para disa ditësh se do të nxirrte këtë të enjte në Parlament një video ku protagonisti është kunati i Berishës, Agim Rama.

Pas seancës, Spartak Braho, që mendohej se do ishte protagonist i seancës, foli për mediat dhe sqaroi se do e publikojë videon e tij, seancën e ardhshme.
“Nuk ma plotësuan kërkesën për video-projektor. Seancën e ardhshme”.

Parashikohet që në seancën e ardhshme të merret një video- projektor për të prezantuar videon e Brahos.
Video e Brahos vjen si kundërsulm i videos së Tom Doshit ku një person i aluduar si vrasës me pagesë përmend emrin e Ilir Metës.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: