Sociologu Ergys Mertiri ka komjentuar zhvillimet e fundit politike në vend e sidomos ato në kampin opozitar bashkë me zgjedhjet e 6 marsit. I ftuar në rubrikën “Opinion në News 24, Mërtiri e ka konsideruar diçka pozitive atë që po ndodh në Partinë Demokratike. Sipas tij është një moment që PD duhet ta përdorë për të prodhuar zëra të rinj e fytyra të reja.

Ai u shpreh me bindje se Berisha është minorancë në atë që pretendon ndërsa pjesa e madhe e demokratëve janë më PD-në zyrtare.

Ai tha se Berisha do i shfrytëzojë këto zgjedhje të 6 marsit pr të mos shuar atë që ai e konsideron revolucion pasi dështoi me 8 janarin.

“PD ka 30 vjet që të vetmet ndryshem kanë qenë ato që ka bërë lideri. Vetë PD në këto 30 vite është stazhinuar duke mbledhur rreth vetes persona që nuk i japin asgjë. Ndoshta ky është një moment që do të prodhohen njerëz të rinj, zëra të rinj. Është momenti që të ketë transformime të thella, të reformohet si parti.

Përçarja është problem i madh për opozitën por më i madh është vegjetimi i opozitës së bashkuar. Një opozitë nuk duhet thjesht të bëjë kompromise. Problemi i i madh në Shqipëri është kapja e shtetit dhe sistemit. Është një system tjetër që i mbivendoset sistemit formal. Kemi Ramën që ka prodhuar autokrakracinë dhe kemi një opozitë informale mbi atë formale. Është krijuar një rrjet infuluecash me njerëz që nuk pranojnë të lëshojnë  dhe nuk largohen. darja bëhet vetëm më shpatë. Është mirë që kjo gjë u bë me një lëvizje nga jashtë duke goditur Sali Berishën. Berisha ka qenë një person që ka ndikuar në PD duke u imponuar e mos qenë në postin e kryetarit duke mbajtur në presion Bashën.

Berisha nëpërmjet influencave dhe njerëzve të tij e ka mbajtur PD-në me të njëjtën frymë duke mos e lejuar Bashën të sjellë një frymë të re.  Prandaj kjo është një gjë positive për situatën e opozitës. Ky është një vend i dëshpëruar dhe çdo gjë që ndryshon mund të sjellë diçka të re. Dy palët brenda opozitës nuk kanë luftë me Ramën por me njeri-tjetrin. Berishës i intereson të hyjë në këto zgjedhje sepse do aksion opozitar. Berisha dhe mbështetësit e tij janë rrugëve dhe nuk mund të bëjnë një 8 janar tjetër dhe revolucioni fillon e zhduket dhe prandaj i interesojnë zgjedhjet. Por Berisha është minorancë, ka pas vetes PD-në agresive dhe ekstremiste e radikale.  Shumica e demokratëve është me PD-në zyrtare. Berisha me 1000 mijë veta nuk merr dot institucione dhe Berisha po kërkon të bashkojë votat me Metën e të tjerë.

Nuk mund të ketë më ura dialogu. Unë jam kundër kësaj mënyre e të bërit politikë. NHuk besoj se 6 bashki të cilat nuk janë fort të rëndësëishme ku edhe këtu do qeveriset vetëm një vit, rëndëi ka të kemi një projekt opozitar me një plan afatgjatë. PD nuk mund të ringrihet me shkop magjik brenda disa muajsh. Duhen programe, njerëz, ide.”

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb