Kandidati për deputet i Partisë Demokratike për Qarkun e Korçës, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “FrontLine”, të Marsela Karapanços, tregoi arsyet se përse duhet votuar Partia Demokratike.

Ai tha se investimet e bëra në Shqipëri kanë gjurmët e PD, e sipas tij, kreministri Rama nuk mund të mburret me asnjë gjë, e shtoi se justifikimet e tij janë fëmijërore.

Një arsye ndryshe nga 2017-a që do të japë garancinë që PD të jetë në pushte?

Ervin Salianji: Që nga mënyra që e shohim fushatën elektorale, përgatitja e programit, që për mua është i abstregueshëm kollaj nga qytetarët dhe ne po premtojnë një parti politike që janë të prekshme dhe të realizueshme.

Pika më e fortë e PD dhe pika më pak e realizueshme në kohë?

Ervin Salianji: Të gjitha janë në interes. Ne kemi propozuar taksë 9% për biznesin, 18% për kontributet shoqërore, kemi propozuar për shtresat në nevojë dyfishim të ndihmës ekonomike, rritjen e pensioneve. Kemi propozuar për bujqësinë subvencione të drejtpërdrejta, kemi propozuar 10 mijë stazhe të paguara në vit dhe kemi marrë angazhime konkrete për rritjen e pagave, pensioneve dhe zgjidhjen e legalizimeve, që është nisur nga PD dhe brenda dy viteve do i japim fund këtij problemi. Janë që të gjitha elementë që janë të realizueshëm, e them shpesh, por PD gjatë qeverisjes së saj ka marrë më pak taksa nga qytetarët, është paguar më pak energji elektrike, naftë, merrte më pak dhe kthehente më shumë.

Rama thotë që ulim sasinë e qumështin dhe rrisim ato të djathit, e përdor si refren si ironi ndaj kësaj?

Ervin Salianji: Pagat e mësuesve, pedagogëve, pensionet në nivelet e pa realizueshme më parë dhe ka pasur vepra infrastrukturore kudo, këto ka ofruar PD. Cili është projekti i madh që mburret qeveria e Ramës.

Rama thotë që shëndetësia nuk është si në vitet që e latë ju dhe thotë larg qoftë nëse COVID-i do të binte në kohën e Berishës?

Ervin Salianji: Të gjithë shqiptarët kudo që takojnë kanë marrë borxhe për të kuruar COVID-in. Gjendja në shëndetësi është skandaloze. Sot pas tetë vitesh qevria duhet të vijë dhe të thotë cilat janë punët e bëra nga qeveria. Cili është objekti infrastrukturor i bërë nga qeveria. Edi Rama bëri rrugë që të marrë para. Partia Demokratike ka bërë rrugën Tiranë Elbasan, Linë Pogradec, Pogradec Korçë, cili është projekti madhor i Ramës dhe ku?

Rama dje ka qenë në Rrugën e Arbrit dhe tha që për 13 vite do të jetë pa pagesë?

Ervin Salianji: Të shohim kur do të përfundojë, e jo si bën para Rama përmes rrugëve. Ju nëse nuk vini në punë nuk thoni kisha temperatur, kisha kalamajt, por iu largojnë nga puna. Justifikimet e tij janë të pa justifikueshme sepse janë fëmijënore. Rama ka pasuruar grupe mafioze në zona të caktuara. Në vitin 2011, u liberalizuan vizat dhe nuk u largua asnjë nga Shqipëria, por po ikin sot të rinjtë.
Koment për ekipin e PD, për aleatët, renditjen e tyre në PD?

Ervin Salianji: Nuk kam asnjë koment, është një vendimmarrje e PD, është një aleancë e qëndrueshme dhe janë sipas marrëveshjeve të përcaktuara dhe strukturave më të larta.

A mund të ishin këto karrige për demokratë që kanë bërë beteja me ju?

Ervin Salianji: Ne do të donim që të kishim që të gjithë pjesën e deputetëve të vet e më pas të negocionim me pjesën tjetër. Por gjithë pjesa tjetër është besueshmëri e lidershipit të PD, tregon koherencë me personat që kanë kontribuar që nga çadra e deri tek lënia e mandatave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: