Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas rasteve të denoncuara në një televizion shqiptar se në fakt disa nga anëtarët që u lexuan pasditen e sotme nuk kishin firmosur për Kuvendin e 18 dhjetorit.

Në një komunikatë për shtyp nga selia blu, Bardhi u shpreh se  një televizion privat ka nisur një fushatë manipulimi për llogari të interesit të Sali Berishës. Bardhi  u shpreh se  kjo gënjeshtër është një shkelje dhe duhet mbajtur përgjegjësi ligjore.

“Jam në këtë komunikim në këtë orë të vonë për shkak se prej më shumë se 2 orësh një televizion privat për llogari të inte4resit të Berishës ka nisur një fushatë manipulimi të opinionit publik duke shprehur nervozizmin për transparencës që PD ka bërë për përgatitjen e Kuvendit duke bërë publik 5295 të anëtareve të Kuvendit që kanë plotësuar formularin. Ata kanë kryer veprën penale të shpifjes dhe po përdorin demokratët mish për top pa i interesuar se po nxisin të bëjnë një vepër penale. Vendosa në dispozicion të medias nga anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Xhuljaan Guce. Unë e mirëkuptoj atë që njëlloj sicc kanë qenë në presion gjatë gjithë kësaj kohë mund të jetë edhe në këto moment në presion dhe duhet ta ndalë këtë gënjeshtër tani. Të thuash një gënjeshtër  të tillë duhet të mbash përgjegjësi li8gjore. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me raste të tjera sikur ka ndodhur një operacion falsifikimi. Nervozizmi nga kjo transparencë se sot para çdo shqiptari u provua se ku qëndroj shumica e anëtarëve të Kuvendit për fat të keq Berisha po vijon me strategjinë e tij”- tha ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: