Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se PD doli më e fortë dhe më e bashkuar nga 25 prilli.

“Edhe pse 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë, edhe pse çdo padrejtësi që mund të bëhej, u bë për të penguar ndryshimin, ne dolëm më të fortë dhe më të bashkuar, sepse të gjithë bashkë luftuam me mish dhe me shpirt për të ndezur besimin dhe shpresën e njerëzve se një Shqipëri më e mirë është e mundur.

Jo duke përdorur mjetet dhe modelin e Edi Ramës, por duke e përbuzur dhe refuzuar atë. Ne nuk hoqëm dorë nga mjetet e ndershme për të bërë politikë. Nuk u stepëm nga propaganda e shtrenjtë dhe meskine e regjimit, as nga llumi i krimit që sot është garniturë e një kryeministri ilegjitim, as nga oligarkët që si shushunja i janë turrur trupit të drobitur të Shqipërisë.

Ne luftuam dhe besuam, sikurse ende besojmë, se mund t’i ndryshojmë gjërat në këtë vend pa u bërë më të këqij, më të pabesë dhe më të korruptuar se Edi Rama. Në këtë masakër zgjedhore u ngritën nga hici njerëz pa asnjë identitet politik e asnjë kontribut shoqëror, talente të panjohura që nuk ka studiues në botë t i shpjegojë. Taulant Balla kandidati më i votuar në Shqipëri, prova më e zezë e kriminale me të cilën janë blerë votat e shantazhuar qytetarët. Përkundër parave legalizimeve, mbylljes së kufirit me Greqinë e MV, PD doli me kokën lart nga kjo masakër zgjedhore.

Ne dolëm më të fortë e më të bashkaur, luftuam me mish e me shpirt për të ndezuar besimin e shpresën e njerëzve, duke refuzuar Edi Ramën. Nuk hoqëm dorë nga vlerat tona, nuk u stepëm as nga oligarkët ku si shushunja i janë turrur trupit të Shqipërisë. Ishim ne që nxorëm llumin e regjimit me denoncime, treguam si zgjidhen problemet e shqiptarëve me vizion ekip e promram serioz. Sot nga kjo foltore dua t’i falenderoj të gjithë demokratët : Jam krenar për ju sic janë krenarë për ju të gjithë shqiptarët e ndershëm.”- u shpreh Basha, ndërsa theksoi se është privilegj për të jetë në krye të partisë që sikundër u shpreh ka shkruar faqet më të ndritura të demokracisë.

“Është privilegj të luftoj bashkë me ju një parti që ka shkruar faqet më të ndritura të demokracisë. E konsideroj betejën më të rëndësisihme të jetës sime. Do të jem mirënjohës për punën tuaj, sakrificat, qëndresën ndaj të keqes. Ju qëndroni kryelartë se nuk u dorëzuat kurrë i dhatë jetë fushatës më të bukur që ka njohur Shqipëria. I dhatë kuptim misionar angazhimit politik. Mirënjohje për cdo demokrat që dha gjithcka që Shqipëria të ketë një të nesërme më të mirë. Mirënjohje e vecantë për kandidatet tona, demokratet.” – u shpreh Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: