TIRANË

PD ka reaguar sërish përmes deputetes së zgjedhur Albana Vokshi lidhur me votimin e parashikuar sot në Kuvend, për zgjedhjen e kreut të AMA-s.

“Tentativa e Edi Ramës për kapjen e plotë të Autoritetit të Medias Audiovizive është e papranueshme edhe për Bashkimin Europian.

Plani për të emëruar zëdhënësen e tij në krye të AMA-s me një parlament njëpartiak është antidemokratik. Standardi i Edi Ramës për lirinë e medias nuk ka lidhje me Europën.
Është koha që sot të tërhiqet!” – shkruan Vokshi përmes një postimi në facebook.

Reagimi i Vokshi vjen pas deklaratës së delegacionit europian në Tiranë, i cili kërkoi shtyrjen e zgjedhjes së kreut të AMA për në shtator. Sipas BE, AMA duhet të punojë në mënyrë të paanshme, transparente dhe është me rëndësi mos ketë dyshime mbi natyrën jopartiake.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb