Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit të Reformës zgjedhore. Kërkesa është bërë nga 10 deputetë të grupit parlamentar të PD, e bazuar në nenin 77 të Kushtetutës dhe nenin 24 të Rregullores së Kuvendit.

Në kërkesën e zbardhur nga “BalkanWeb” thuhet se Komisioni ka për detyrë hartimin e ndryshimeve kushtetuese dhe të kuadrit ligjor zgjedhor për trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe zgjedhjeve të mëparshme të patrajtuara. Gjithashtu kërkohet që maxhoranca dhe opozita të kenë numër të njëjtë të anëtarëve, ndërsa komisioni do të shtrijë aktivitetin në 6 muaj.

PD kërkon:
1. Ngritjen e një Komisioni të Posaçëm të Kuvendit për Reformën Zgjedhore.
2. Komisioni ka për detyrë hartimin e ndryshimeve kushtetuese dhe të kuadrit ligjor zgjedhor për trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe zgjedhjeve të mëparshme të patrajtuara, rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet, partive politike parlamentare dhe organizatave jofitimprurëse.


3. Anëtarësia e Komisionit formohet me pjesëmarrjen e partive parlamentare, me përbërje të barabartë mes shumicës dhe pakicës.
4. Komisioni e ushtron veprimtarinë për një afat 6-mujor nga data e miratimit të këtij vendimi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb