Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se kërkesa e PD-së për ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike është depozituar në kryesinë e Kuvendit, ndërsa shtoi se nuk mbushte numrin minimal të deputetëve firmëtarë.

Sipas Ballës, duhet të ketë 35 firma të deputetëve nismëtarë për të bërë kërkesën.

“Kërkesa sapo është depozituar, pasi jemi informuar se nuk përmbushte numrin minimal të deputetëve firmëtarë që mbështesin komisionin hetimor. Ju e dini se duhen 35 firma të tilla.”, tha Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb