Mbledhja e Komisionit për Ekonominë e njoftuar për t’u zhvilluar ditën e nesërme është shtyrë për një ditë të pacaktuar.

Shkak është bërë  gjendja shëndetësore e Kryetares së Komisionit të Konkurrencës Juliana Latifi, e cila ishte thirrur me kërkesë të Partisë Demokratike për rritjen e çmimit të miellit.

Dyshohet se në bazë të një raporti mjekësor Latifi është e infektuar me Covid-19.

 

Njoftimi i plotë

Pershendetje.

Ne lidhje me mbledhjen e Komisionit per Ekonomine dhe financat, e njoftuar per tu zhvilluar diten e neserme, date 13.10.2021, ne oren 09:00, ju bej me dije se nga ana e perfaqesuesve te Autoritetit te Konkurrences jemi njoftuar per pamundesine e Kryetares znj. Juliana Latifi per te marr pjese ne kete seance degjimore per arsye shednetesore dhe per keto arsye eshte kerkuar shtyrja ne nje date tjeter e seacnes degjimore.

Shtyrja e kesaj mbledhje eshte kerkuar e ndikuar nga gjendja shendetesore e Kryetares se Komisionit te Konkurrences, Znj. Juliana Latifi e cila ne baze te nje raporti nga mjeku I familjes, dyshohet e infektuar me COVID-19 dhe per pasoj i eshte kerkuar te karantinohet.

Raporti i leshuar nga mjeku i familjes ju eshte derguar ne e-mail tuaja zyrtare.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb