TIRANE- Në emër të Partisë Demokratike, Grida Duma akuzoi qeverinë për gjendjen e krimit në vend, situatë, që siç tha ajo qytetarët nuk kanë pse ta durojnë.

“Ende pa marrë veten nga njëra tronditje, qytetarët bëhen dëshmitarë të grabitjes së radhës, shpërthimit të radhës. Edhe më tronditëse bëhet situata kur sheh lehtësinë me të cilën veprojnë banditë të maskuar me kostum policie, lehtësinë me të cilën rrëmbejnë një person, e grabisin bankën në mes të Tiranës. Lehtësinë me të cilën kërcënojnë e vendosin tritol. Qytetarët nuk kanë pse të mbajnë në kurriz regjimin e krimit, dhe as qeverinë që është përgjegjëse për këtë gjendje. Grabitje banke në mes të ditës në Tiranë, rrëmbim personi në Fushë-Krujë, grabitje me maska në Shkodër, grabitje me maska në Vlorë. Tonelata droge që qarkullojnë në Shqipëri, e përmes pikave tona kufitare drejt Europës. Një pas një vetëm të tilla ngjarje”, – tha Duma.

Duma shton se krimi gjendet në krye të detyrës, po majmet, po forcohet, po punësohet, e po imponohet cdo ditë e më shumë.

“Edhe më tronditëse bëhet situata kur sheh lehtësinë me të cilën veprojnë banditë të maskuar me kostum policie, lehtësinë me të cilën rrëmbejnë një person, e grabisin në mes të Tiranës. Lehtësinë me të cilën kërcënojnë e vendosin tritol. Në mbarë vendin në fshatra e qytete ka pllakosur një valë vjedhjesh nga gjëja e gjallë, tek makinat e banesat. Akte të rënda që nuk deklarohen në asnjë komunikatë të policisë. Vendi po kalon ditë të vështira. Të sigurt janë vetëm një palë, të sigurt janë maskat, grabitësit e tritolvënësit. Qeveria ia ka dalë vetëm për një gjë, ia ka dalë ti lëshojë terrenin krimit. Sot kërkesave të qytetarëve për të drejta ekonomike, i ka paraprirë kërkesa emergjente e legjitime për rend e siguri. Ky regjim ndërsa i mjeron dhe i varfëron, i bën qytetarët të jetojnë me frikë e të luten që tritoli mos shpërthejë në derën e tyre”, – shtoi ajo.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: