TIRANË- Partia Demokratike ka sjellë sot një sërë dokumentesh duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për pazare të fshehta me ndërtimin e hidrocentraleve.

Kreu i departamentit të mjedisit në PD, Jamarbër Malltezit ka shtruar një pyetje sot: Kush janë sharlatanët e mjedisit?

“Pazaret e fshehta të Edi Ramës për ndërtimin e hidrocentraleve në Vjosë po shqetësojnë shkencëtarët dhe zyrtarët Europianë dhe po prodhojnë lajme tallëse për Shqipërinë. 228 shkencëtare nga 33 vende të Europës kërkojnë ruajtjen e Lumit Vjosa dhe mos ngritjen e digave derisa të shihen me kujdes ndikimet mjedisore”, tha ai. (shih Aneks1 bashkengjitur)

Aneks1 - 228 shkencetare nga 33 vende evropiane kundershtojne HEC Pocem

Sipas tij, Parlamenti Europian vjet kritikoi Shqipërinë për vendim-marrjen e fshehtë që do cenojë ekosistemin e ndjeshëm të Vjosës dhe speciet e rralla dhe të kërcënuara të saj. (Aneks2)

Aneks2 - Parlamenti Evropian kritikon Shqiperine per Vjosen 2015
“Por mesa duket zarfi ishte tepër i madh saqë Qeveria injoroi shkencëtarët Europianë me gjithë Parlamentin Europian dhe angazhoi “ekspertët” e tij që të certifikonin ndërtimin e HEC Pocemit që sipas tyre do ishte ‘pa ndikime në mjedis'”, deklaroi Malltezi. (shih VNM bashkëngjitur)

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2017/01/vendimet-e-komisionit-te-shqyrtimit-te-aplikimeve-per-vleresimin-e-ndikimit-ne-mjedis-17-date-22.04.2015.pdf”]

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2017/01/vnm-pocemi.pdf”]
“Raporti mjedisor i “ekspertëve” të qeverisë është bërë objekt tallje i shkencëtarëve Europiane, pasi nuk flet asnjë fjalë për floren dhe faunën ekzistuese në Vjosë, mbi 60% e raportit është kopjuar trashë “Copy-paste” nga raporte të tjera në internet, dhe i referohet rajoneve gjeografike krejt të ndryshme! Shkencetaret europianë konfirmojnë: Vlerësimi Mjedisor për HEC Pocemin në Vjosë është një farsë!”, deklaroi Malltezi (shih Aneks3 bashkëngjitur)

Aneks3 - shkencetaret evropiane tallen me sharlatanet e qeverise - 1

“Në veçanti ata thonë se:
Nuk janë shqyrtuar fare as flora dhe as fauna dhe nuk është mbedhur asnjë e dhënë mbi speciet e rralla;
60% e tekstit te VNM ishte thjesht “copy-paste” nga dokumente të tjera dhe i referohet rajoneve gjeografike krejt të ndryshme;
Asnjë proces hidrologjik, morfologjik dhe ekologjik nuk është vleresuar.
Asnjë efekt i mundshëm afatgjatë nuk është diskutuar.
Për turp të vet, Qeveria e ka miratuar ate që e quan ‘Raport të Thelluar të Ndikimit në Mjedis’ të hartuar nga ‘eskpertët’ e qeverisë që na thonë se Vjosa nuk ka fare biodiversitet që mund të rrezikohet a thua se jemi në shkretëtirë. Këta janë ‘ekspertët’ që qeveria i vlerëson për profesionistë ndërsa 228 shkencëtarët Europiane që guxojnë të mos kuptojnë vizionin e lartgjatësisë mesa duket etiketohen si ‘sharlatanë'”, tha ai.

Aneks3 - shkencetaret evropiane tallen me sharlatanet e qeverise - 1 (1)
Sipas tij, me gjithë këto prova qeveria bën sikur nuk dëgjon.
“Ndonëse ka mbi 1 muaj që ka marrë letrën e shkencëtarëve dhe talljen botërore me raportin e stisur, qeveria bën sikur ‘nuk degjon, nuk shikon dhe nuk kupton.’ Në një vend normal, kjo tallje do bënte që qeveria të tërhiqej, të kërkonte falje publike, të hiqej licensa e atyre që bëjnë plagjiaturë raportesh, dhe shkarkim shembullor të zyrtar-sekserëve qeveritare që miratojnë paçavure të këtilla”, tha Malltezi.

Aneks3 - shkencetaret evropiane tallen me sharlatanet e qeverise - 2
Ai theksoi se ‘në këtë vend busulla morale ka kohë që është thyer dhe rryshfetcinjtë që e mbajnë veten për liderë global dalin dhe etiketojnë se kush na qenkan ekspertët dhe kush sharlatanët’.
“Rryshfetet i kanë bllokuar receptorët e mendjes kësaj qeverie që është bërë për t’u hedhur në kosh si mbetje e pariciklueshme”, deklaroi Malltezi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb