KURBIN– Pas dorëheqjes së kandidatit Altin Biba, Partia Demokratike ka mbledhur kryesinë në Kurbin. Gjatë takimit të zhvilluar në Laç me banorë të zonës, Edi Paloka tha se kjo parti do të bojkotojë zgjedhjet lokale në Kurbin.

Duke u bërë thirrje banorë që të mos shkojnë të votojnë ditën e 21 qershorit, Paloka tha se shkak për këtë bojkot është bërë ndërhyrja e dyshes Rama-Meta.

“Do të bojkotojmë zgjedhjet në Kurbin. I bëjmë thirrje të gjithë banorëve të mos votojnë. Ne e kemi të pamundur të marrim pjesë në zgjedhje, dhe shkak për bojkotin, ndërhyrja e dyshes Rama-Meta”, u shpreh Paloka.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb