TIRANE

Ish deputeti i PD-së, Enkeled Alibeaj u shpreh në një dalje për mediat, se mbledhja e kartave të identitetit stafit spitalor në Peshkopi është një skemë kriminale e paligjshme.

“6 muaj përpara largimit me votë plebishitare, Edi Rama po bën çdo gjë për të deformuar vullnetin e shqiptarëve në zgjedhje. Është kapur sërish në flagrancë duke shkelur ligjin. Dhe sërish në Peshkopi, aty ku ndodhi “tërmeti” i vjedhjes së votave, që të gjithë e kanë parë përmes dosjes 189.

Emisioni investigativ “STOP” ka sjellë fakte të pakundërshtueshme se krimi elektoral është kryer në spitalin e Peshkopisë. Me urdhër të drejtorit Artan Bitri, stafit spitalor i janë mbledhur kartat e identitetit. Arsyen tani e ka marrë vesh i madh dhe i vogël: duan të pengojnë njerëzit të votojnë në zgjedhje ose të devijojnë votën e tyre.” u shpreh Alibeaj

E plote:  

6 muaj përpara largimit me votë plebishitare, Edi Rama po bën çdo gjë për të deformuar vullnetin e shqiptarëve në zgjedhje. Është kapur sërish në flagrancë duke shkelur ligjin. Dhe sërish në Peshkopi, aty ku ndodhi “tërmeti” i vjedhjes së votave, që të gjithë e kanë parë përmes dosjes 189.

Emisioni investigativ “STOP” ka sjellë fakte të pakundërshtueshme se krimi elektoral është kryer në spitalin e Peshkopisë. Me urdhër të drejtorit Artan Bitri, stafit spitalor i janë mbledhur kartat e identitetit. Arsyen tani e ka marrë vesh i madh dhe i vogël: duan të pengojnë njerëzit të votojnë në zgjedhje ose të devijojnë votën e tyre.

Një pjesë nga investigimi i “Stop”-it tregon skemën kriminale të Partisë Socialiste në Peshkopi.

Skema e mbledhjes së kartave të identitetit, duke kërcënuar nënat, gratë, kryefamiljarët me bukën e fëmijëve është kriminale. Ajo ka për të dështuar. Njësoj siç dështoi në mënyrë spektakolare skema për ndryshimin e qendrave të votimit të mijëra e mijëra votuesve në të gjithë vendin, pas denoncimit në emisionin tjetër investigativ “Boom”.

Edi Rama, që sot flet për rritje pagash, për ulje taksash, për investime dhe vende pune e ka provuar veten në këto 7 vjet që është një mashtrues i rëndomtë dhe një politikan i pabesë. Ai nuk ka për të mbajtur asnjë premtim, siç nuk mbajti premtimin për hapjen e 300 mijë vendeve të punës, premtimin për shëndetësinë falas, për legalizimet falas, për uljen e taksave dhe rritjen e pagave dhe pensioneve këto 8 vjet.

E vetmja strategji elektorale e tij është mashtrimi, kërcënimi i administratës, bashkëpunimi me kriminelët.

E ka të kotë! Asnjë nga këto nuk ka për t’i ecur. As makinacionet e tij në parlament, as shpërndarja e formularëve te administrata, as mbledhja e kartave të identitetit.

Si fillim, Drejtori i Spitalit të Peshkopisë, Artan Bitri, do të dërgohet menjëherë për ndjekje penale. Vëllai i Ulsi Manjës gjithashtu, Hasan Manja, i Kujdesit Shëndetësor do të kallëzohet në prokurori për shkeljen e ligjit.

Vëllai i Kryetarit të Komisionit të Ligjeve ka shpërndarë formularin e Partisë Socialiste tek mjekët, infermierët dhe stafi shëndetësor në Dibër, duke i detyruar të gjejnë njerëz për të votuar për Edi Ramën. Kjo është plotësisht e ndaluar nga ligji dhe këta të dy do të përballen me drejtësinë.

Çdo person tjetër që do t’i bindet këtij pushteti të kalbur për të ndryshuar vullnetin e shqiptarëve ne zgjedhje nuk ka për t’i shpëtuar drejtësisë. Në 26 prill, Edi Rama nuk do të ketë fuqi të mbrojë askënd!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb