Konstitucionalisti Jordan Daci teksa komentoi vendimin e dhënë sot nga KAS, që urdhëroi KQZ që të regjistronte në zgjedhje, PD me kryetar të komanduar, Enkelejd Alibejan, theksoi se gjithçka ishte e pabazuar në ligj.

Në një lidhje përmes skype për emisionin ‘Open’ në News24 Daci tha se formalisht kryetar i PD-së është zoti Lulzim Basha, ndërsa shtoi se nëse çështja ngelet deri këtu në fletët e votimit të 14 majit si kryetar i demokratëve do të njihet Alibeaj.

“Dua të flas si jurist, përtej preferencave të mija personale. E para është fatkeqësi që PD gjendet në këtë pozitë, por edhe për të gjithë Shqipërinë. Problemi duhet të trajtohet në aspektin juridik. KQZ dhe KAS do ta shohin çështjen formalisht. Kemi një vendim gjykate, një vërtetim që thotë; kryetar është zoti Basha. Në numër dhe realitet e dimë se kush është. Por formalisht është Basha kryetar. Për mua vendimin e Celibashit, ishte haptazi i pabazuar në ligj, pasi ai i referohej kodit zgjedhor për një gjë që ky kod nuk e rregullon. Delegimi i referohet kodit civil. PD duhet të regjistrohej, pasi vendimi dhe deklaratat solemne janë të drejta të delegueshme dhe jo të padelegueshme.

Për mua konfirgurimi i KQZ është i gabuar. Më mirë ka qenë KQZ që kemi pasur. Pjesa e dytë kur KAS thotë se duhet të regjistrohet PD në emër të Alibeajt, është pjesë që ngre diskutime. Nga njëra anë duhej të shkruhej se kush do figurojë si kryetar, pasi duhet të ketë kryetar partia. Në regjistrin e partive është vetëm zoti Basha dhe jo Alibeaj. Se njoh përmbajtjen e autorizimit, por pa parë atë në kuptimin e përmbajtjes, pjesa e dytë është e dyshimtë. Duhet të presim arsyetimin. Me këtë vendim nuk do figurojë Basha, por PD me kryetar në detyrë Alibeaj. Në Kolegjin Zgjedhor shkojnë palët e interesuara dhe që legjitimohen. Duke qenë se PD e doktor Berishës nuk është legjitimuar, me shumë gjasa nuk do ta legjitimon.”, tha Daci.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb