Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë thirrje që më datë 6 mars, në bashkinë e Rrogozhinës të votohet për kandidatin Fredinand Saraçi.

Basha e cilëson Saraçin si personin e duhur që do të jetë në shërbim të qytetarëve. Ai thotë se për të do të flasë puna dhe përkushtimi që do i ofrojë qytetit.

Postimi i Lulzim Bashës:

Ferdinand Saraçi do të jetë në shërbim të qytetarëve të Rrogozhinës, ashtu siç ka qenë gjithmonë pranë këtij komunitetit, si njëri prej tyre. Për të do të flasë puna e palodhur dhe përkushtimi ndaj qytetit të tij që, si kudo tjetër, kërkon një ndryshim të vërtetë. Partia Demokratike do ta sjellë këtë ndryshim, që nis me një kulturë të re politike. Me të njëjtin përkushtim me të cilin po luftojmë për të çliruar insitucionet nga korrupsioni që ka varfëruar familjet shqiptare, do të luftojmë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Të votojmë për Partinë Demokratike dhe Ferdinand Saraçin, që të keni njeriun tuaj dhe zërin tuaj në krye të bashkisë.

Voto Partia Demokratike
Voto Ferdinand Saraçi
Voto Nr. 1

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb