TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani, në emër të opozitës ka vijuar akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas Dogjanit, krimi në vend po rritet në mënyrë dramatike dhe se kjo gjendje duhet të marrë fund. Dogjani shton se hapi i parë është largimi i Saimir Tahirit dhe hetimi i tij i plotë për lidhjet me bandat e me krimin.

“Krimi shtohet dhe sërish ministër të brendshëm kemi Tahirin që është nën akuza të tmerrshme për bashkëpunim me bandat e drogës. Është e qartë në sytë e mbarë opinionit publik se Saimir Tahiri është nxitës i krimit dhe aleat i tij. Derisa ministri i brendshëm ndan makinën e tij private me bandën e trafikut të drogës, siç denoncoi oficeri i lartë Zagani, derisa oficerë në pikat kyçe të trafikut të drogës, si kufiri në Dhërmi, janë në dispozicion të kushërinjve të Tahirit, atëherë krimi rritet, trafiku i drogës rritet. Provat dhe faktet janë bërë publike. Vetë kushëriri i Ministrit i konfirmon dëshmitë e përfshirjes së Tahirit. Shtypi italian shkruan për akuzat tronditëse”,- tha ai.

DEKLARATA E PLOTE E ASLLAN DOGJANIT
Krimi në vend po rritet në mënyrë dramatike, dhe siç e shohim vrasjet janë shtuar, grabitjet me maska ndodhin në rrugët kryesore të vendit, si mbrëmë, 5 kilometra larg qendrës së kryeqytetit në autostradën Tiranë-Durrës, në aksin kombëtar më të përdorur nga qytetarët, ku me maska dhe me armë u terrorizuan udhëtarët dhe u grabit makina.
Krimi shtohet dhe sërish ministër të brendshëm kemi Tahirin që është nën akuza të tmerrshme për bashkëpunim me bandat e drogës.
Eshtë e qartë në sytë e mbarë opinionit publik se Saimir Tahiri është nxitës i krimit dhe aleat i tij.
Derisa ministri i brendshëm ndan makinën e tij private me bandën e trafikut të drogës, siç denoncoi oficeri i lartë Zagani, derisa oficerë në pikat kyçe të trafikut të drogës, si kufiri në Dhërmi, janë në dispozicion të kushërinjve të Tahirit, atëherë krimi rritet, trafiku i drogës rritet.
Provat dhe faktet janë bërë publike.
Vetë kushëriri i Ministrit i konfirmon dëshmitë e përfshirjes së Tahirit.
Shtypi italian shkruan për akuzat tronditëse.
Anti-mafia italiane jep alarmin për volumet e drogës që kalojnë nga Shqipëria në vendin fqinj.
Vetë qytetarët e shohin çdo ditë se si hashashi ka mbuluar vendin.
Krimi kërcënon sigurinë publike.
Çfarë duhet të ndodhë tjetër që Saimir Tahiri të largohet nga detyra e tij?
Ai duhet të lërë zyrën një orë e më parë, inkrimnimi që po i bën policisë së shtetit është shërbim ndaj krimit e trafikut të drogës, është demotivim i forcave të policisë të cilët sakrifikojnë me punën e tyre me përkushtim e ndershmëri ndërsa shohin se eprori i tyre, ministri i tyre është i lidhur me bandat.
Kjo gjendje duhet të marrë fund, dhe hapi i parë është largimi i Saimir Tahirit dhe hetimi i tij i plotë për lidhjet me bandat e me krimin.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: