TIRANE-Zëdhënësja Ina Zhupa, në emër të Partisë Demokratike ka deklaruar sot se Edi Rama i ka dhënë Sadri Abazit dhjetëra tenderë për një vit dhe ka pranuar ofertën e tij më të lartë në çdo rast. Sipas saj, 1 miliardë lekë është diferenca dhe është fatura e korrupsionit të Edi Ramës.

Deklarata e plotë

Fatura e korrupsionit të Edi Ramës vetëm me tenderët që i jep Sadri Abazit për një vit është sa pensioni në qytet për 7055 persona, pensioni në fshat për 12 832 persona, sa 4811 paga minimale, është pagesa e papunësisë për 15 453 persona.

Është pra njësoj sikur çdo familje dibrane të marrë 68 mijë e 500 lekë më muaj pagesë papunësie, por që nuk i marrin, sepse i ndan Rama me Sadriun. Prej tre vitesh, me këtë skemë, pasuritë e buxheti i vendit shkojnë për Edi Ramën e kusarët e tij, për popullin mbetet varfëria, burgu ose emigracioni.

Konkretisht;

Edi Rama i ka dhënë oligarkut të tij Sadri dhjetëra tenderë për një vit dhe ka pranuar ofertën e tij më të lartë në çdo rast. 12 miliardë lekë ka marrë Sadriu nga ministritë e bashkitë e Edi Ramës, ndërkohë që ofertat e tjera të skualifikuara merrnin përsipër t’i kryenin punimet me 11 miliardë lekë.

1 miliardë lekë është diferenca, është fatura e korrupsionit të Edi Ramës. 1 miliardë lekë që vidhen ende pa filluar punimet, para që do të kishin përmirësuar jetën e mijëra qytetarëve, siç edhe i kemi renditur në tabelë.

1 miliardë lekë Edi Rama mund t’i kishte kursyer duke lejuar garën e konkurrencën. Këto para mund të shkonin për zbutjen e varfërisë e krijimin e vendeve të punës. Po nuk është ky prioriteti i Edi Ramës.

Nuk janë qytetarët zgjedhja e tij. Prioriteti dhe zgjedhja e tij, është ndarja e parave të shqiptarëve me Sadriun. Që Sadriu më pas të blejë vota. Që pushteti të mbahet me çdo kusht.

Ky sundim i korruptuar e kriminal është në ditët e fundit. Qytetarët nuk do të mbajnë më në kurriz Edi Ramën me oligarkët e tij. Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: