Për pedagogun Lisien Bashkurti nisa e Partisë Demokratike për vettingun e politikanë është vetëm një shashkë që mund të çojë në përplasje. I ftuar në “Real Story” ai tha se Basha duhet të mbështesë reformën në drejtësi pasi sipas tij ajo është e vetmja që mund të japë rezultat.

“Nëse mazhoranca e mbështet do të jetë si shumë ndërhyrje të tjera që janë bërë që do të shoqërohet me kuadrin ligjor përkatës që do të krijojë përplasje. Më madhorja është ndryshimi kushtetues. Është bërë një reformë e jashtëzakonshme në drejtësi. Çdo lojë tjetër është shashkë. Themelorja është të mos ndryshojmë Kushtetutën. Reforma në Drejtësi është e vetmja që mund t’i çojë para drejtësisë. Nuk pyet kush për Kushtetutën sot. Tani ne mund të marrim frutet e parë të kësaj reforme. Prokurorët dhe gjykatësit kanë një integritet dhe kanë perceptim pozitiv. Kemi reformën para dhe nuk dimë ta çmojmë. Do të doja që Basha t’i vente shpatullat kësaj reforme përndryshe futesh në procese irracionale. Duhet bërë një analizë se nëse thuhet se pse ILDPK-ja nuk ka funksionuar. Është një ide moralisht e tingëllueshme bukur dhe populiste, por juridikisht është përplasëse dhe përjashtuese. Ne i kemi institucionet, çështja është t’i bëjmë funksionale. Mos të kërkojmë qiqra në hell pasi do të ketë njëmijë e një pengesa”

Për kryeredaktorin e “Gazeta Shqiptare” Erl Murati SPAK nuk duhet të vendosë për përfundimin e karrierës së një politikani.

“Ka 2 mënyra për të ndërprerë karrierën e një politikani: Vota dhe ligji. Këto të dyja nuk mund të përzihet. Nuk mundet SPAK t’i ndërpresë karrierën një politikani.  Unë pres nga SPAK-u që të korruptuarit të hetohen dhe të shkojnë në gjykatë. Kur të goditet korrupsioni politik atëherë mund të themi se drejtësia ka filluar të funksionojë”

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: