TIRANE

PD ka akuzuar sot përmes ekspertit të arsimit, Ndricim Mehmeti Bashkinë e Tiranës për mos ndërtimin e kopshtit 42 në Tiranë. Në një prononcim për mediat, Mehmeti tha se ky kopësht ishte vënë në listën e Këshillit Bashkiak për t’u shkatërruar, por nuk është vënë në listë për t’u rindërtuar.

“Ky kopësht ishte vënë në listën e Këshillit Bashkiak për t’u shkatërruar, por nuk është vënë në listë për t’u rindërtuar. Ky kopsht u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, por nuk kemi ende një raport të plotë se sa është dëmi i tij.
Vetëm dimë që ky kopsht është i shkatërruar dhe nuk është më në listën e rindërtimit dhe nuk ka ndërmend të vihet, sepse siç e shikoni, pamja dhe vëndi ku ai është është një vend i lakmuar për biznesin e ndërtimit.” U shpreh Mehmeti.

Whatsapp Image 2020 08 29 At 11.50.22 Am
Whatsapp Image 2020 08 29 At 11.50.22 Am

Deklarata e plotë:
Jemi në “Kopshtin 42” në Tiranë i cili siç e shikoni, është tërësisht i shkatërruar.
Ky kopësht ishte vënë në listën e Këshillit Bashkiak për t’u shkatërruar, por nuk është vënë në listë për t’u rindërtuar.
Ky kopësht u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, por nuk kemi ende një raport të plotë se sa është dëmi i tij.

Vetëm dimë që ky kopësht është i shkatërruar dhe nuk është më në listën e rindërtimit dhe nuk ka ndërmend të vihet, sepse siç e shikoni, pamja dhe vëndi ku ai është është një vend i lakmuar për biznesin e ndërtimit.
Siç duket Kryetari i Bashkisë, z.Veliaj, kërkon të betonizojë Tiranën, edhe përmes këtij kopshti, siç bëri me sheshin e Teatrit Kombëtar.

E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me këtë kopësht.
Një komunitet i tërë duhet të kenë strehën e tyre për t’u edukuar, por tashmë e kanë humbur.
Ne do të kemi më pak kapacitete të cilat do të jenë në shërbim të fëmijëve dhe të komunitetit dhe më shumë hapësirë për ndërtim.

Partia Demokratike denoncon këtë skandal i cili bëhet në mes të ditës në një nga qendrat më të frekuentuara të Tiranës, të mbipopulluara e c ila i shërben aferës së rradhës korruptive të qeverisë dhe kryetarit të Bashkisë z.Erjon Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: