Partia Demokratike ka “ndezur” motorët e fushatës për zgjedhjet e vitit 2025. Drejtuesi politik i PD-së për Elbasanin, Ervin Salianji ka qenë në Gramsh, ku ka vizituar qytetarët në këtë zonë.
Salianji shprehet se është thellësisht mirënjohës për mikpritjen e qytetarëve në këtë zonë. Ai thotë se është koha që të nisë një bashkëpunim i fortë dhe i sinqertë.
“📍Gramsh🤝 Thellësisht mirënjohës për mirëpritjen dhe besimin për të nisur një bashkëpunim të fortë dhe të sinqertë.
Qytete dhe zona të mrekullueshme, njerëz fisnikë dhe punëtorë, mundësi të panumërta për t’i ndryshuar kushtet e jetesës.
#PD #AlternativëSerioze #ProgramEkonomik #Ndryshim #Gramshi #BashkëFitojmë 🇦🇱”, tha Salianji.
(Balkanweb)