Partia Demokratike deklaron se ‘kjo qeveri skandalesh duhet të shporret një orë e më parë’, teksa ka publikuar një video në faqen e saj në “Facebook”.
PD analizon situatën në 5 vite, duke numëruar ngjarjet e ndodhur përgjatë kësaj kohe dhe për problematikat më të mëdha bën fajtore qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

“Një vështrim të 5 viteve të qeverisë së rrënimit të shqiptarëve përmes vjedhjes së pasurive publike, lejimit të trafikut të drogës e kanabizimit të vendit, korrupsionit me taksat dhe PPP-të, ministrave të kapur nga krimi i organizuar, pastrimit të parave me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe vjedhjes së tenderave si ai i Unazës së Re me parajsa fiskale! Një Shqipëri më e varfër e më larg Europës!”, shkruan Partia Demokratike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb