Ish-presidenti Bamir Top,i i ftuar në emisionin “Frontline” në News24 foli për situatën politike në vend. Në këndvështrimin e tij, partitë politikë nuk janë gjendur ndonjëherë në situatë kaq problematike.

Gjatë bisedës në studio, ish-presidenti Topi tha se politika në Shqipëri ka arritur në atë fazë saqë nga qytetarët perceptohet se është vetëm në funksion të interesave të atyre që merren me politikë.

Ai gjithashtu ka komentuar edhe tërheqjet e kandidatëve të PD-së së Alibeajt për këshilltar bashkie, ndërsa i cilësoi si ‘dallkaukë politikë’.

“Të parashikosh në politikë duhet të jesh i ftohtë apo neutral dhe jo i pozicionuar, ku autocensura shpesh i bën të kenë frikë të flasin edhe me veten. Si sot nuk ka qenë ndonjëherë situata politike. Këto janë zgjedhjet për pushtetin vendor. Këta në përgjithësi do t’i quaja dallkaukë politikë. Ajo që po ndodh është totalisht e papëlqyeshme, politika në Shqipërisë perceptohet sikur bëhet në funksion vetëm të interesave të atyre që merren me politikë. Këtu nuk është halli i qytetarit në momente zgjedhjesh, por i politikanit që votohet. Por qytetarët së bashku me qytetarët e kanë ushqyer këtë klimë. Ju i shihni edhe emisionet, njerëzit kanë shumë ankesa, ndodh që kur vjen situata tek zgjedhjet njerëzit militarizohet, zënë pozicionet e tyre. Sot ka ndryshuar mënyra se si funksionojnë partitë politike. Sot në parti politike ke njerëz anonimë dhe niveli intelektual është i mjeruar. Partitë politike janë në pikiatë sa i përket kredencialeve të tyre, sondazhet që dalin realizohen nga vetë ata. Ka një kontradiktë shumë të madhe. Dhe PD është në kulmin e krizës dhe e kemi shumë të vështirë se si do t’i emërtojmë tani ka dalë një term tjetër. PD-ja zyrtare, tregon edhe problemin e thellë të një partie që ka udhëhequr vendi”, tha ndër të tjera ish-presidenti Bamir Topi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: