Avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me situatën e politikës në prag të fushatës për zgjedhjet vendore, teksa ka thënë se sipas ligjit dhe kodit zgjedhor në fletën e votimit në 14 maj duhet që të jetë emri i Lulzim Bashës si kryetar me letra.

Ai tregoi se në fletën e votimit vendoset sigla dhe emri i kryetarit të partisë, që në letra është Lulzim Basha, i cili edhe pse ka dhënë dorëheqjen para demokratëve prej më shumë se një viti, ende nuk është çregjistruar nga ky pozicion.

Nga ana tjetër analisti Dritan Hila shtoi se fraksioni i Alibeajt mund të mos ketë marrë autorizimin e Bashës kur iu kërkua ose se Alibeaj do t’i presë rrugën Bashës për të marrë PD-në, ose se Basha do kërkojë rikthimin pa pasur barrën e humbjes së zgjedhjeve.

Pjesë nga biseda:

Lapaj:

Unë i referohem ligjit dhe kodit zgjedhor që thotë se emrat e subjekteve zgjedhorë vendosen në fletë votimi sipas rendit të shortit dhe vendoset sigla dhe emri i kryetarit të partisë. Këtë nuk e përcakton as një organ gjyqësor, por regjistri i partive politike që ndërtohet në bazë të ligjit dhe rezulton Lulzim Basha.

Ligjërisht duhet të figurojë Lulzim Basha. Sa i takon delegimit ligji e përcakton, dokumentet e kandidimit që duhen duhet të jenë në përputhje me kodin dhe sipas udhëzimit të KQZ-së. PËr zgjedhjet në organet e qeverisjes vendore, kur e delegon e parashikon ligji. Kur nuk e përcakton ligji si të delegueshme nuk është.

Hila:

Mendoj që fraksioni i Alibeajt mund të mos e ketë ndjekur mënyrën për të marrë autorizimin e Bashës ose se Alibeaj kërkon t’i presë rrugën Bashës për të marrë PD-në, ose Basha do të presë dhe të thotë që do rikthehet pa marrë përsipër kostot e humbjes. Është bërë kjo akrobaci dhe nga ana ligjore është e vështirë të përcaktohet.

Unë e shikoj si një përpjekje për të futur fraksionin e Alibeajt në zgjedhje, nuk më duket se po i bën Edi Rama sepse nuk ka frikë nga opozita. Është nevoja të jetë gjithë PD në zgjedhje dhe këtë përgjegjësi e kanë të gjithë, është e nevojshme.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: