Pas “provokimeve” me shashka e gurë në oborrin e Parlamentit dhe pankartave me mesazhe thumbuese për deputetët e rinj, demokratët nuk janë ndalur.

Ndërsa Kuvendi vijon punimet, mbi kokat e policëve që ruajnë godinën është ngritur një dron që mban varur një pankartë me mesazhin: Parlamenti i krimit.

Megjithëse nuk ishte paralajmëruar asnjë protestë nga ana e opozitës, policia e Tiranës mori gjithë masat për të shmangur ndonjë incident të mundshëm. Janë gjithsej rreth 300 punonjës policie në ruajtje të Parlamentit, forcat “Shqiponja” dhe FNSH.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb