Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka reaguar sërish për çështjen e ditës, përplasjen e dhunshme që ndodhi tek Astiri. Përmes një postimi në ‘Facebook’ ai theksoi se PD ka qenë dhe u ka ardhur në mbështetje banorëve, ndërsa me ironi thekson se opozita “nuk ka autoblinda e as arme për t’u përballur me qindra e qindra forca speciale”.

Mes të tjerash Paloka shton se PD është parti politike jo trupë militare, duke shtuar se; “nuk ka “kompensim” qe mbulon dhunen dhe terrorin ndaj grave, fëmijëve e te moshuarve qe mbrojne strehen e tyre”.

REAGIMI I PALOKËS
Ju kerkoj ndjese te tjereve, po nuk mund te mos reagoj ndaj disa bastardeve qe edhe sot e kerkojne pergjegjesine tek opozita.
Nuk po e bej si nenkryetar partie kete reagim po si ish-gazetar qe me vjen ndot ta quaj veten koleg te tyre sot.
Keta bastarde qe gjithe diten i lepijne prapanicen Edvinit dhe Velines se bashkise , pasi u cuan me nge nga krevati, hapen televizoret dhe si gjithnje ju sulen opozites, sot gjoja sepse nuk mbrojti “me trup” banoret e Astirit. Keta nuk shohin as korrupsionin, as dhunen e qeverise tek Astiri, por shohin pergjegjesine e opozites.
Deputetet e opozites shkuan atje sapo u njoftuan, po sigurisht ne nuk kishim as autoblinda e as arme per tu perballur me qindra e qindra forca speciale e jo vetem, te mbledhura nga kjo qeveri prej te gjitha aneve. PD eshte parti politike jo trupe militare.
Me banoret e Astirit ne kemi nje marreveshje dhe do i qendrojme, cdo gje do ju kompensohet drejtesisht.
Sigurisht nuk ka “kompensim” qe mbulon dhunen dhe terrorin ndaj grave, femijeve e te moshuarve qe mbrojne strehen e tyre.
Po te jeni te bindur qe neser do te kete shpagim jo vetem tek felliqesirat ne krye te shtetit por dhe tek sherbetoret e tyre qe sot paguhen me parate e grabitura shqiptareve per ti sherbyer atyre qe dhunojne e grabisin shqiptaret.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb