Analisti Redi Shehu, i ftuar në emisionin “Open” në News24, e ka quajtur bashkimin e Partisë Demokratike si vënie në skenë. Ai tha se bashkimi është artificial, ndërsa ndarja kishte thelb Berishën dhe non gratën e tij.

Ai u shpreh se zgjidhja është në pastrimin nga kasta e vjetër politike dhe hyrja në”lojë” e forcave të reja.

“Bashkimi është artificial ndarja kishte thelb që është Berisha dhe non grata e tij. Thelbi i problemit ka ndryshuar por për mua nuk ka ndryshuar kur thotë nuk heq dorë nga primaret. Bashkimi është vënie në skenë, Bardhi ka thënë do shkojmë me shpresë për të biseduar jo bashkuar. Nuk pashë asgjë kardinalë mbi bashkimin nga dy palët. Madje Bardhi tha nuk negociojmë por bisedojmë.

Primaret duhet të mbarojnë në fund të tetorit ndaj e vë para faktit të kryer palën tjetër.
Në Shqipëri një pjesë ka anuar në një anë të anijes duke deformuar rrugën e saj, pra është kalimi nga një anë në tjetrën. Kasta e vjetër ka mbetur në rërë e nuk kemi forca të reja të nxjerrim anijen në breg të notojë. Këto që kanë anuar tërë këto vite thuhet do ekuilibrojnë anijen

Mendoj që nuk kanë vullnet ta bëjnë një gjë të tillë.

Dizenjohet në atë formë që të themi skemi ç’bëjmë dhe duhet të përdorim forcat që kemi.

Hapi i parë është pastrimi total nga kasta e vjetër.

Mënyra më e mirë e mundshme është që Berisha të tërhiqej e të hapte rrugën të rinjve. Kjo nuk u bë, PD nuk mund ta bashkojnë autorët e përçarjes, kjo nuk ka shans të ndodhë.

Primaret janë pengesë që bllokon palën tjetër”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb