Përfaqësuesi i maxhorancës në Këshillin Politik Damian Gjiknuri, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se qeveria ka plotësuar të gjitha pikat që kërkoi opozita jashtë-parlamentare, në atë që u quajt marrëveshja e 5 qershorit.

Gjiknuri u shpreh se në Këshillin Politik, PD nuk pranon rekomandimet e OSBE ODIHR-it, gjë e cila mund të prodhojë deri krizë politike në vend. Ai shtoi se PS nuk mund të pranojë asnjë krizë.

Mbledhja përfundoi pa ndonjë rezulton. Palët erdhën me të njëjtat propozime. Mbledhja zgjati 2 orë dhe u përsëritën të njëjtat debate. Qëndrimet e palëve janë krejt të ndryshme. Kemi situatë të re, që është miratimi i Kushtetutës së Shqipërisë, që flet për ndryshime në Kod. Ne kishim rekomandime të ODIHR. fatkeqësisht i lamë mënjanë rekomandimet e ODIHR për të arritur marrëveshjen e 5 qershorit, që e donte opozita e bashkuar jashtë parlamentit.

Këshilli Politik është i rëndësishëm, por ky këshill nuk mund të kthehet në arsye për krizë politike në vend. PD duhet të hyjë në këtë proces që të miratojë ndryshimet kushtetuese. PD nuk ka pranuar rekomandimet e ODIHR, duke thënë se rregullat janë politike e të tilla justifikime”, deklaroi Gjiknuri.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb