TIRANË

Partia Demokratike akuzon Drejtorin e Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka, i cili kaloi sot vettingun si ‘ish-sigurims’.

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu thotë se Gjovalin Loka u konfirmua në detyrë në shkelje të ligjit pasi bashkëpunëtorët dhe oficerët e Sigurimit të Shtetit ndalohen të shërbejnë në radhët e Policisë.

Sipas tij, të gjithë janë anëtarë të së njëjtës bandë, që vazhdojnë të përdorin metodat e Sigurimit të Shtetit, raprezaljet kundër opozitës dhe kritikëve të qeverisë për të mbajtur në këmbë një pushtet të kalbur .

POSTIMI I PLOTË
Sot Policia e Shtetit është njohur zyrtarisht si institucioni që drejtohet nga ish spiunet e Sigurimit të Sjtetit, strujturës më shkatërruese për jetën dhe dinjtetin e njeriut gjatë regjimit komunist.

Vetingu në polici konfirmoi në krye të policisë nunrin 2 rë saj, Gjovalin Loka, njëkohësiht përgjegjës për sigurinë publike. Ish sigurimsi i shtetit, u konfirmua në detyrë nga vetingu partiak në polici, pavarësisht se ai e kishte fshehur detyrën e operativit të Sigurimit dhe pavarësisht se ligji e ndalon kategorisht një sigurims të jetë pjesë e policisë së shtetit.

Neni 38/g i ligjit për vetingun në polici shprehet se “bashkëpunëtorët dhe oficerët e Sigurimit të Shtetit ndalohen të shërbejnë në radhët e Policisë”. Komisioni, që mori vendimin e paligjshëm nuk e ka tagrin të vlerësojë, nëse Gjovalin Loka ka qenë sigurims i mirë apo i keq.

Të gjithë janë anëtarë të së njëjtës bandë, që vazhdojnë të përdorin metodat e Sigurimit të Shtetit, raprezaljet kundër opozitës dhe kritikëve të qeverisë për të mbajtur në këmbë një pushtet të kalbur dhe të dëmshëm për qytetarët.

Balliu Fb
Balliu Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb