TIRANË- Partia Demokratike ka vijuar sërish me akuzat ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, për të cilin thotë se ka planifikuar të ndërtojë kulla në hyrjen e parkut të liqenit.
Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa ka nxjerrë dokumente të tjera për të faktuar se tek zona e Gardës do të ndërtohet.

DEKLARATA E PLOTË
Kryemashtruesi i Tiranes Erion Veliaj ben gjithmone te kunderten e asaj qe thote.
Ai tha se ne Tirane do te vendoste ndalimin e ndertimeve derisa te shiteshin apartamentet stok, por dha mbi 2 mije leje ndertimi ne 3 vjet.

Kryemashtruesin e Tiranes nuk e beson askush, kur thote se tek zona e Gardes tek Liqeni nuk do te ndertohet.

Erion Betoni duhet t’u tregoje qytetareve projektin me kulla per hyrjen e Parkut te Liqenit dhe te mos fshihet pas projekteve te nisura nga Lulzim Basha, Pazari i Ri, Bulevardi i Ri, Unaza e Re.

Faktet e publikuara nga PD jane te qarte. Dokumentet bashkëlidhur e faktojnë.
Ne zonen e Liqenit plani Veliaj-Rama parashikon kulla, te cilat u ndaluan perkohesisht nga protestat e qytetareve dhe te opozites.

Kryemashtruesi Erioni Betoni e ka mbushur Tiranen me kulla.
Ai do te shembe Teatrin Kombetar per te ndertuar kulla.

Do te shkaterroje Liqenin per te ndertuar kulla.
Me afrimin e zgjedhjeve, Kryemashtruesi i Tiranes do te shtoje dozen e genjeshtrave.
Qytetaret e Tiranes nuk e meritojne nje kryetar qe mashtrimin dhe propaganden ka punen e tij kryesore!

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb